Dokumentari i RAI3/ Luçiano Boçi: SPAK, merrni Ramën të pandehur

Pas intervistës që kryeministri Edi Rama dha për emisionin investigativ italian Report në RAI3, Luçiano Boçi, deklaron se ai doli kokë e këmbë si “mentor” i organizatave kriminale dhe se thirrja e Ramës në SPAK, si i pandehur është tanimë emergjencë kombëtare!

“Mottola demonton dhe degjeneron Ramën! Rama del kokë e këmbë si “mentor” i organizatave kriminale, arkitekt i narko-shtetit shqiptar, i lidhur me fije të shumëfishta me krimin e organizuar, me të cilin rrëmben pushtet e ndan interesa dhe pushtet.

Projektoi dhe realizoi kanabizimin e vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në lavatriçe të parave të pista. Mbron ortakët e tij mafiozë dhe politikë-strategjikë me shpresën e trishtë se do mund t’i shpëtojë shpagimit.

Të vërtetat e RAI3 janë prova dhe sprovë e re për SPAK. Thirrja e Ramës si i pandehur është tanimë emergjencë kombëtare!”, thekson Boçi.