Disa muaj më parë, kur u njoftua se Kate Middleton i ishte nënshtruar një operacioni të planifikuar në bark, Buckingham Palace tha se ajo do të rikthehej në detyrat publike pas Pashkëve.
Pas diagnozës së saj të kancerit, e njoftuar me një video në rrjetet sociale më 22 mars, angazhimet zyrtare të princeshës janë lënë në pritje, ndërsa ajo i nënshtrohet kimioterapive.
Së fundmi, sipas disa burimeve pranë pallatit mbretëror, ajo nuk do të rikthehet në detyrat publike deri në vitin 2025.