Krujë/ Zbulohen dy ambiente ku ishte kultivuar kanabis, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Këtë të premtë, uniformat blu në Krujë, kanë zbuluar dy ambiente ku ishin kultivuar rrënjë kanabisi në fshatin Mafsheq. Burime zyrtare bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E.D.

Sakaq, 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”, sqaron policia.


Shtuar 31.05.2024 09:39