Xhensila Pere në një bisedë me Albanon, ka rrëfyer detaje nga konflikti i saj me Robert Aliajn.
Ajo u shpreh se Roberti ka postuar një foto të sajën në Instagram, ku e ka shoqëruar me ofendime. Xhensila tha se ajo dhe djali i fermerit, Kristi i lidhte së bashku një format televiziv.
Xhensila tregoi se ka shkuar deri tek dera e gjykatës për t’a denoncuar Robertin, por në moment të fundit hoqi dorë.
“Nxorri në një postim, story tek ‘Instagrami’ i vetë. Në një moment ai ishte kundër vajzave që dilnin në takime me Kristin, djalin e tij dhe për t’a thënë këtë gjë gjeti mënyrën e tij që të nxirrte një foton time dhe të thoshte “Kjo plaka që s’ka bërë asgjë në jetë, pa profesion që nuk ka gjetur burrë për vete, nuk ka krijuar familje vjen dhe gjykon se si të krijojë familje tjetri.
Kam shkuar me avokatin tim deri tek dera e gjykatës, por pastaj thash jo lëre. Me thënë të drejtën prisja ose një telefonatë për të pirë një kafe. Këtu mesa po kuptoj, është marrë sikur kam ardhur të hakmerrem”, tha Xhensila.
Gjithashtu, Xhensila rrëfeu një moment të vështirë në jetën e saj, atë të sëmundjes së nënës së saj.
“Përveç trompozës, mami im në janar hoqi tumor të rikthyer për herë të dytë. E vetmja gjë që po mendoja në ato momente ishte o zot mami se ka problemet e veta. Ndërkohë që unë kam pranuar të vi për mamin. Duke qenë se kaluam një periudhë të vështirë, edhe mua më është dashur t’a laj t’a shpëlaj se hoqi tumorin dhe më ka përqafuar e më tha shko pranoje të të shohë dhe njëherë si dikur sepse humbi ajo Xhensila e intervistave, televizionit”, rrëfeu Xhensila.