Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë për median deklaroi se është vetëdorëzuar Dorian Aliaj, njëri prej 4 autorëve të sulmit ndaj avokatit Skënder Mëngjesi.
“Autorët nuk janë të paguar por janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin…. Janë takuar një muaj para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen’ tha Vocaj.
Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo që mund të japë informacione të vlefshme për arrestimin e tyre.
Vocaj gjithashtu ka zbardhur edhe shkakun e dhunës ndaj avokatit.
Sipas tij, shkak ka qenë mospagesa nga disa prej trashëgimtarëve të një prone, e cila me përfaqësim të Mëngjesit u fitua në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit.
“Avokati ka përfaqësuar një palë e cila e ka fituar procesin gjyqësor ne shkallën e parë dhe në apel dhe nuk kanë paguar. Disa nga trashëgimtarët e kanë plotësuar kontratën që kanë pasur me avokatin, ndërsa disa nuk kanë qenë dakord”, tha Vocaj.
Vocaj konfirmoi se policia do marr çdo masë për sigurimin e avokatit dhe familjarëve të tij./albeu.com