Pasditen e kësaj të marte, një aksident është regjistruar në Bypassin e Klosit, ku një automjet tip furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona.
Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Klos/Informacion paraprak
Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55-vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.