Ndalimi i skuadrës serbe, reagon policia: Nuk kishte leje për të hyrë në Kosovë

kuadra serbe e basketbollit, Sloga Batocina është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje derisa po tentonin të hynin në Republikën e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, raporton Indeksonline.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Sloga ishte nisur për Kosovë për të zhvilluar ndeshje me skuadrën nga Veriu i Mitrovicës, e ashtuquajtura “Trepça”.


Shtuar 10.02.2020 10:52