Mëse e merituar! Chris Hemsworth do të nderohet me një yll në Walk of Fame

Chris Hemsworth do të marrë yllin e tij në Hollywood “Walk of Fame”. I njohur për rolin e tij si ‘Thor’ në filmat e Marvel-it, aktori australian do të nderohet në ceremoninë e Hollywood-it.

Yjet e tjerë në “The Avengers”, përfshirë Robert Downey Jr., Samuel L. Jackson, Scarlett Johansson dhe Mark Ruffalo, gjithashtu janë nderuar me yllin e “Walk of Fame”.

Në ceremoninë e planifikuar për në 23 maj, do të marrë pjesë regjisori George Miller, i cili drejtoi Chris Hemsworth në filmin Furiosa: A Mad Max Sag.

Emri i Hemsworth do të shfaqet në yllin e 2781-të. Ylli gjithashtu ka shijuar sukses të madh me filmat ‘Extraction’ për Netflix dhe është vendosur t’i japë zërin e tij personazhit imagjinar “Optimus Prime” në filmin e ardhshëm ‘Transformers One’. Ai gjithashtu pritet të luajë bashkë me Sam Rockwell në filmin e ardhshëm të regjisorit Matthew Vaughn “Project X”.


Shtuar 20.05.2024 16:50