Barcelona fiton me vështirësi ndaj Betis (VIDEO)

Barcelona 2-3 në transfertë ndaj Betis.

Vendasit e nisën mirë teksa me Sergio Canales në minutën e gjashtë kaluan në avantazh me antë të një 11 metërshi.

Epërsia e vendasve zgjati vetëm tri minuta teksa Frenkie De Jong barazoi rezultatin.

Nabil Fekir krijoi sërish avantazh për vendasit (26’), mirëpo në fund të pjesës së parë (45’+3), Sergio Busquets e barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë katalanasit kaluan për herë të parë në epërsi me golin e shënuar nga Clement Lenglet (72’).

Kur po afrohej fundi i takimit Nabil Fekir (76’) dhe Clement Lenglet (79’) morën kartonët e dytë të verdhë dhe u përjashtuan nga loja.

Kjo fitore e mban Barcelonën me 3 pikë pas Realit kryesues.


Shtuar 9.02.2020 22:02