Deschamps publikon listën për Euro 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri në fund të turneut.

Djemtë e Deschamps shpresojnë të largojnë zhgënjimin e tyre në Kupën e Botës 2022 pasi u mundën me penallti nga Argjentina e Lionel Messit në finalen e Katarit.

Të enjten mbrëma, Deschamps emëroi skuadrën e tij për turneun, i cili do të zhvillohet në Gjermani.

Ylli i Ligës Premier, Michael Olise nuk është në listë përkundër një sezoni mbresëlënës me Crystal Palace, ndërsa befason emri i ish-lojtarit të Chelseat, N’Golo Kante, i luan në Al Ittihad.

Përveç Olise, mungesa të tjera të dukshme janë edhe Malo Gusto, Jean Clair Todibo, Matteo Guendouzi, Jean-Philippe Mateta dhe Moussa Diaby.

Portierët

Areola, Maignan, Samba

Mbrojtësit

Kounde, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy

Mesfushorët

Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouameni, Griezmann, Kante

Sulmuesit

Barcola, Dembele, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappe, Thuram


Shtuar 16.05.2024 20:59