Me jelek patriotik, Basha iu zotohet gjirokastritëve: Do ketë turizëm gjatë gjithë vitit

Kryedemokratike Lulzim Basha gjatë vizitës së sotme në qytetin e Gjirokastrës u takua dhe me artizant që ushtrohjnë aktivitetin e tyre në vedin e njohur si Qafa e Pazarit. Teksa veshi kostumin tradicional, Basha u zotua se do të subvenconojë artizantët dhe do të bëj zgjatjen e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit kur ai të vi në pushtet.

“Nuk ka gjë më të keqe se sa kur i ndan në të nënës dhe njerkës. Ne duam që njerëzit të dalin të votojnë se pa votuar nuk ndryshon gjë. Të dilnin dhe të votoni  masivisht se atë ditë e keni ju në dorë askush tjetër. A mund të vazhdohet më kështu apo ka ardhur koha për të ndryshuar.

Kemi një plan të detajuar për turizmin. Nuk mund të avancojë turizmi në Shqipëri kur qeveria e sheh si frut për t’ia dhënë dy tre oligarkëve. Do ketë turizëm jo vetëm në dy muaj por gjatë gjithë vitit. Është vota juaj që bën ndryshimin. Dhe zotohem që ato plane që kemi bërë do i vëmë në zbatim.

Kemi vite që angazhohemi për të hartuar planin e punës dhe vijmë tek ju themi nëse nuk e bëjmë nuk duam mandat të dytë. Ky është problemi sot në Shqipëri. Një qeveri ka marrë paratë por nuk ka dhënë produktin. Dhe unë dhe qeveria do të përgjigjemi dhe do vijmë të japim prapë llogari para jush”, tha Basha.

Basha vizitoi dhe shtëpinë muze të Musine Kokalari. Ai zhvilloi një bisedë me mbesën e Musine Kokalarit, Arjeta Kokalari, e cila iu shpreh se i gjithë restaurimi i shtëpisë është bërë me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj, pasi për shumë vite shtëpia ka qenë e panjohur për vizitorët. Sipas saj, edhe pse kryeministri vjen shpesh në Gjirokastër, por ai nuk e ka vizuar asnjëherë këtë shtëpi.

Ndërkohë Basha tha Basha tha se shqiptarët e dinë se kush është Musine Kokalari dhe sakfricën e saj. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse kjo shtëpi është lënë në harresë nga qeveria dhe nuk vizitohet nga kryeministri. Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, shtëpia do të restaurohet dhe do t’i kthehet në një vlerë qytetit të Gjirokastrës.


Shtuar 19.03.2021 14:02