Emri/ Gjendet e vdekur një grua në Tiranë

Këtë të hënë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua është gjetur pa shenja jete në zonën e “21 Dhjetorit”, Tiranë.

E ndjera quhet Refije Abedini, 73-vjeçe, e cila është gjetur e shtrirë në një divan.

Të lidhura

None found

Mësohet se viktima ka vuajtur nga sëmundje të rënda, si parkinson, anemi, dëmtim në shtyllën kurrizore dhe ka hequr gjirin nga kanceri.

Forcat policore e kanë gjetur të nxirë në një pjesë të fytyrës, ndërsa bëhet me dije se ka qenë një javë e vetme, ndërsa gjatë dy javëve te fundit nuk ka lëvizur.


Shtuar 13.05.2024 15:20