Takimi i Ramës me emigrantët në Athinë, Bardhi: Shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vizitën e Ramës në Athinë me emigrantët shqiptarë.

Ai ironizoi takimin e kryeministrit me emigrantët në Athinë, duke theksuar se e vetmja gjë që u ofroi ishte një koncert. Ai më tej shtoi se Rama pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë për shkak të vrasjes së shpresës, shkon dhe tallet nën moton “Krenar për Ju”.

“Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen. Edhe sot, atje në Athine nuk po u oforn asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar,” tha ai.

Bardhi, tha se të flasësh se si qeveris Edi Rama, është humbje kohe për faktin se këtë, më mirë se gjithkush, e dinë qytetarët të cilët vujanë çdo ditë.

“Është koha që të kalojmë Në veprime. Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të bëjmë realitet atë që Kukësi e nisi në vitin 2021: largimin e Edi Ramës,” shtoi ai.

“Na duhet shumë më shumë punë se në vitin 2021. Edi Fama është pasuruar dhe ka më shumë para të pista se në vitin 2021, për të blerë zgjedhjet. Po është detyra jonë që ne të pasurohemi me mendjen dhe zemrën e qytetareve shqiptarë. Të fitojmë besimin e tyre për ta rikthyer Partinë Demokratike në pushtet, si e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit,” përfundoi kryetari i grupit parlamentar të PD-së.


Shtuar 12.05.2024 18:51