Vijon ende seanca gjyqësore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Në seancën e kaluar, një truprojë ka dhënë dëshmi të rëndësishme.
Tony Webb, i cili dikur punonte si roje sigurie për çiftin dhe tani është në shërbim të Pitt, dëshmoi se ka dëgjuar personalisht Jolie duke i nxitur fëmijët të shmangnin Pitt. Sipas dëshmisë së tij që u raportua nga Page Six, Webb tha se ai u dëgjoi bisedat mes Jolie dhe fëmijëve në një periudhë që shtrihet nga viti 2000 deri në vitin 2020.