Modelja Françeska Murati hapi Prime-in e kaluar kutinë e Pandorës, duke dërguar në televotim veten së bashku me Rozën dhe Erjolën, ndërsa Heidi ishte në një nominim të përhershëm. Ditën e sotme, ajo i tha Heidit se mund ta kishte nxjerrë nga shtëpia duke e dërguar në një televotim me Julian Dedën, Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin.
“Meritoni edhe mund të dalë”- u shpreh banorja, megjithëse Françeska tha që është e sigurtë që do të dilte Heidi.
Françeska: Mund të të kisha bërë puçin
Heidi: Çfarë puçi mund të kishe bërë?
Françeska: Mund të të kisha futur 3 të fortë në nominim
Heidi: Për shembull
Françeska: Ti e di shumë mirë
Heidi: Egla, Juli… se Romeon nuk e fut dot ti
Juli: Meritonin
Heidi: Meritoni edhe mund të dalë
Françeska: Meritoni mund të dalë!
Heidi: Me mua? Ku e di ti? Je e sigurtë?
Françeska: Aq e sigurtë
Heidi: Do e shikojmë
Françeska: Do vijë mometi. Me pasë dashur do ta kisha fikur derën
Heidi: Me dashur do ta kisha fikur derën thotë, do të kisha future Egla, Juli, Meriton. Po nuk e di nëse dal unë me Meritonin
Erjola: Meritoni është pak i palëkundshëm këtu