Nuk i rezistojnë njëri-tjetrit, gjestet e fundit tregojnë rikthimin e Atdheut me Sarën (FOTO LAJM)

Para disa ditësh, Sara i habiti të gjithë, teksa e deklaroi veten si beqare. Ajo publikoi në rrjete sociale një shprehje, në të cilën shkruhej “Jam 106% beqare”, duke konfirmuar ndarjen nga Atdheu, me të cilin doli çift nga “Për’puthen”.

Më pas këtë lajm e pranoi edhe Atdheu, i cili përmes një deklarate u shpreh se ishte ndarë me Sarën. Gjithashtu ai zbuloi se kishte marrë fund edhe miqësia me Andi Artanin, të cilin dikur e cilësonte si vëllain e tij.

“Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkroi Atdheu në një postim.

Por ai dhe Sara duket se nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë larg njëri-tjetrit. Së fundmi, Atdheu ka postuar në Instagram disa foto të tij dhe Sara i ka lënë një koment që tregon shumë. Ajo i ka dërguar një zemër dhe me të njëjtën figurë ja ka kthyer edhe Atdheu. Gjithashtu ata kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram e kjo do të thotë se marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar sërish.


Shtuar 13.06.2021 09:55