Polici e ndalon për kundravajtje, gruaja e merr para me makinë në Prishtinë, shpallet në kërkim

Një grua është shpallur në kërkim nga policia pasi teksa po drejtonte mjetin në korsinë e kundër ka aksidentuar policin i cili e ndaloi për kundërvajtje.

E dyshuara më pasështë larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari i lënduar është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha policia.


Shtuar 3.05.2024 22:08

Tags: