Ministrja italiane e Turizmit nën hetim për mashtrim në lidhje me përdorimin e fondeve për përballimin e pandemisë Covid-19

Ministrja e Turizmit në Itali Daniela Sandance, po hetohet për mashtrim

Rasti, për të cilin ministrja italiane po hetohet, lidhet me një mashtrim të dyshuar ndaj organizatës kombëtare të sigurimeve shoqërore INPS, në lidhje me përdorimin e fondeve për përballimin e pandemisë Covid-19.

Sipas asaj që raportohet, kompania Visibilia, të cilën politikania italiane e shiti para se të merrte portofolin ministror, ​​ka marrë para për largimin nga puna të 13 punonjësve të saj gjatë pandemisë, të cilët megjithatë nuk janë informuar dhe kanë vazhduar punën.

Autoriteteve gjyqësore në Milano tani u kërkohet të vendosin nëse provat kundër Sandance, e cila është një figurë e shquar në partinë e Giorgia Melonit, janë të mjaftueshme për të ngritur akuza.

Nga ana e saj, ministrja e Turizmit mohon kategorikisht se ajo ka kryer ndonjë krim, por pa komentuar njoftimin e organeve të prokurorisë, të cilat flasin për referim të saj në gjyq, si dhe një sërë të dyshuarish.

Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e ministres, ndërsa muajin e kaluar një mocion mosbesimi ndaj saj u miratua nga parlamenti italian.


Shtuar 3.05.2024 21:49