Derbi i Milanos, Baresi: Do të doja të isha 40 vjet më i ri

Për Franco Baresin, derbi është ndeshja e zemrës. Ish-futbollisti i Milanit në një intervistë për ‘Corriere della Serra” ka folur rreth ndeshjes së sotme, por edhe kohës kur ai e luante vetë këtë derbi.

“Është një ndeshje unike, e parë në të gjithë botën. Tani në epokën e mediave sociale shihet në çdo vend. Kur unë fillova nuk ishte kështu: vetëm ata që kishin një biletë në “San Siro” mund ta shikonin. Në TV, nëse shkonte mirë, vetëm një pjesë e sfidës transmetohej”.

Kundërshtari më i ashpër? “Le të themi se derbi i luajtur kundër tre gjermanëve Brehme, Mattahaus dhe Klinsmann ishte më I vështiri. Ne ishim në fillim të ciklit Sacchi dhe kundër atij Interi u zhvillua përplasja midis dy shkollave filozofike. Futbolli i Arrigo kundër atij të Trap. Por atëherë në njëzet vjet unë duelova kundër një kocke të fortë si Altobelli dhe një kampioni si Rummenigge. Jo kundërshtarët të lehtë.

Cilin derbi do të luani përsëri? “Unë do të doja të isha 40 vjet më i ri për të ribërë të gjithë rrugën që kam jetuar. Më mungon veçanërisht pritja për derbin, atmosfera e gëzuar mes tifozëve në ditët para ndeshjes, shpresat e tifozëve të Milanit për fitore.”


Shtuar 9.02.2020 13:11