Fitorja u siguron Final Four, Guerrils thirrje për mbështetje të fuqishme: S’ka justifikime, është muaj i nxehtë

Partizani do të presë Skënderbeun në Arenën e Demave të shtunën në orën 16:00 për javën e 34-të të Superiores.

Demat vijnë me moralin në kulm pas fitores në derbi. Objektivi i vetëm janë 3 pikët pasi do të sigurojnë pjesëmarrjen në Final Four.

Tifogrupi besnik i të kuqve, Ultras Guerrils ka dalë me njoftim përpara ndeshjes me korçarët ku bëjnë thirrje për mbështetje maksimale.

“Ditën e shtunë ora 16:00, luhet Partizani – Skënderbeu. Ftojmë të gjithë tifozët e kuq të jenë të pranishëm për të mbështetur fuqishëm skuadrën.

Kampionati ka hyrë në fazën finale dhe në muajin e nxehtë që vendoset titulli. Tashmë nuk ka më justifikime as skema !

Të gjithë me shallin dhe bluzën e kuqe për mbështetje, atmosferë dhe me shpresën e madhe që datën 26 Maj ta kthejmë në festën tonë. Forca Partizani!”- shkruan tifogrupi.


Shtuar 2.05.2024 16:16