Uniformat blu në Fier, kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë avokatin 52-vjeçar, Pëllumb Isufaj. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 52-vjeç, banues në Fier, me detyrë avokat, pasi më datë 25.04.2024, është shfaqur në një video të transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, duke i kërkuar favore seksuale një shtetaseje. Pamjet filmike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
Ka qenë një qytetare e divorcuar nga bashkëshorti ajo që ka denoncuar në emision avokatin, duke theksuar se ai e ka ngacmuar seksualisht.
“Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish-burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s’ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s’kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat”, thotë denoncuesja.
Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit.
“Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t’më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore s*ksuale. Që t’më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli”, pohon denoncuesja.
Sipas saj, ngacmimet s*ksuale kanë filluar kur ajo ka qenë në Shqipëri në muajin tetor 2023 ndërsa aktualisht jeton në Britani.
“Mesazhi i parë ka qenë në tetor 2023 mesa mbaj mend. Ai iku me shpejtësi dhe më thotë unë do të vij në Vlorë, po ti ça do të më bësh mua. U shtanga. Dhe s’e mendova shumë për momentin. I thashë do hamë drekë, ka ardhur i acaruar. S’e kuptova ku donte të dilte dhe më tha më jep lekët e drekës se s’kam kohë. Më ka kërkuar dhurata dhe ia kam dhënë. Të gjitha këto që mendoj besoj se ai i ka bërë se kërkoi favore s*ksuale”, vijon 42-vjeçarja.
Qytetarja i thotë vazhdimisht se kërkon dosjen që ka ai, ndërkoha mendja e avokatit vijon të mos jetë te puna.
“P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët. Kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p… vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë”, përfundon ai.