Zotëronte disa makina, del në ankand vetura personale e Mbretëreshës Elizabeth

Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja. Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarkja e ndjerë është aktualisht në ankand përmes Bonhams.

“Një mundësi shumë e rrallë për të zotëruar një automjet që Madhëria e Saj personalisht e ka zgjedhur [përcaktuar] dhe e ka vozitur,” njoftoi shtëpia e ankandeve.

“Kur makinat mbretërore hyjnë në treg, ato trajtohen me nderimin më të lartë. Ky Daimler i pakrahasueshëm me siguri do të jetë një pjesë e jashtëzakonshme për çdo koleksion”, shtoi shtëpia e ankandit, duke vlerësuar se do të shitet midis 45,000 dhe 75,000 dollarë.

Aktualisht ka 50 oferta, me më të lartën 59,000 dollarë. Mbretëresha e zotëronte makinën sportive deri në vitin 2007, kur ajo iu kthye Jaguar Daimler. Për 11 vitet e fundit makina ka qenë pjesë e koleksionit privat.

“Në pronësinë aktuale, makina është mbajtur në një garazh si pjesë e një koleksioni fantastik privat,” vuri në dukje Bonhams. “Duke u ofruar pa rezervë, do të shitet që në ofertën e parë.”

Mbretëresha Elizabeth II mbretëroi nga shkurti 1952 deri në vdekjen e saj në shtator 2022. Sipas vintagecarcollector.com, Mbretëresha ” zotëronte disa nga automobilat më të mrekullueshëm”.


Shtuar 30.04.2024 12:57