Protestat në Tiranë, Jim McGovern kërkon ndalimin e dhunës dhe dëgjimin e qytetarëve

Autoritetet shqiptare duhet të dëgjojnë aspiratat e popullit dhe të ndalin dhunën ndaj studentëve e protestuesve. Këtë thirrje ka bërë kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern në reagimin e tij për protestat në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, McGovern ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e protestave, duke e lidhur daljen e qytetarëve në rrugë me mungesën e përgjigjes së qeverisë ndaj nevojave të tyre.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, kongresmeni ka vënë në dukje se e drejta ndërkombëtare garanton protestën paqësore dhe u ka kërkuar autoriteteve t’u vënë veshin aspiratave të popullit.

Në postimin e kongresmenit demokrat amerikan Jim McGovern theksohet shqetësimi me të cilin ai po ndjek përshkallëzimin e protestave në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët zgjedhin të dalin në rrugë kur nevojat e tyre mbeten pa përgjigje nga qeveria.

Ai nënvizon gjithashtu mbrojtjen që e drejta ndërkombëtare i jep protestës paqësore. McGovern i kërkon qeverisë të ndalë dhunën kundër protestuesve, të sigurojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e popullit.