Vrasja e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi në Tiranë/ Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçari Aureljo Dervishi, mbrëmjen e 31 marsit në zonen e Shkozës në Tiranë.

Katër të rinjtë, Frensi Shehi, Bjorni Shehi, Shaqir Hafuzi, Irhad Ismalaj, akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Aureljo Dervishi, po udhëtonte me makinë së bashku me dy shokët e tij, Renin dhe Marion, si edhe dy vajza të moshës 16 dhe 17-vjeçe, kur tek semafori tek rrethi i Shkozës në Tiranë, Frensis Shehu, u ka bllokuar rrugën.

Dy shokët e viktimës kanë rrëfyer se 20-vjeçari, u është drejtuar me fjalët: “Pse qeshni?”, ndërsa 17-vjeçarja që ndodhej në mjet me ta, i ka treguar se ka pasur njohje me Frensis Shehun.

Pas krimit, në pranga kanë rënë Frensis Shehu dhe tre të miturit, 2 të moshës 16-vjeç, dhe një 15-vjeç.

Dyshohet se ky i fundit, ka goditur me thikë Aureljo Dervishin. 18-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën rrugës për në spital.


Shtuar 30.04.2024 13:15