Bordi i Paqes vlerëson kontributet e Kosovës, Shqipërisë dhe Marokut për Gazën

Shqipëria zyrtarizoi sot pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gazë, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bordin e Paqes. Nënshkrimi u bë në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se dokumenti mban firmat e gjenerallejtënant Arben Kingjit, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe gjeneralmajor Jasper Jeffers, komandant i ISF-së.

Të lidhura

None found

Të pranishëm gjatë ceremonisë ishin edhe Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, dhe Eric Wendt, ambasador i SHBA-së në Tiranë.

Në reagimin për marrëveshjen e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Bordi i Paqes bëri të ditur se ajo parashikon mbështetje të mëtejshme për operacionet e sigurisë dhe për kapacitetet e planifikimit të operacioneve të misionit në Gazë.

Sipas njoftimit të Bordit, Shqipëria bashkohet me kontributin e saj me Kosovën dhe Marokun. Bordi i cilëson këto kontribute të rëndësishme për përparimin e qeverisjes dhe sigurisë, mbështetjen e përpjekjeve humanitare, forcimin e sundimit të ligjit dhe rindërtimin e Gazës.


Shtuar më 23.10.2026 23:18