Busti i Aleksandër Moisiut, i vendosur në Universitetin e Durrësit, ka nxitur debat. Në rrjetet sociale janë publikuar komente të shumta kritike për paraqitjen e re të aktorit të madh. Disa e kanë cilësuar veprën si “shkatërrim të figurës së tij”, ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me incidentin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, disa javë më parë.
Vepra është realizuar nga Sadik Spahija, profesor i skulpturës dhe dekan i Universitetit të Arteve të Bukura. Ai e ka cilësuar atë si një “krenari”.
Të lidhura
None found
I ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Spahija tha se publiku nuk e ka njohur Aleksandër Moisiun kur ishte gjallë.
“Jam krenar për këtë vepër! Njerëzit nuk e kanë njohur Aleksandër Moisiun për së gjalli. Jam shkëputur nga klishetë e një figure që njihet nga fotografia… E kam ftuar spektatorin në një dinamikë mendimi… Secili mund të mendojë ç’të dojë”, u shpreh Sadik Spahija.







