Dueti më i bukur i jetës, s’ju a merr mendja me kë po bashkëpunon Dafina Zeqiri

Një këngë me mamanë e saj, është tanimë një ëndërr e realizuar për Dafinën. Zeqiri ka ndarë një foto të mamasë në llogarinë e saj dhe kaq ka mjaftuar të zbulojë të rejat e fundit nga projektet muzikore. “Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashkë me ty më në fund! Dafinëmoj”, ka shkruar këngëtarja krah fotos, duke zbuluar se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të saj.

Të jetë një baladë a një këngë ritmike? Këtë nuk e dimë. Ama mësuam nga e ka marrë talentin për muzikë Dafina, nga kush përvçse nga mamaja e saj.

Në intervista të ndryshme, Dafina ka treguar se ka një dobësi shumë të madhe për mamanë e saj, me të cilën ka kaluar periudha të vështira për shkak të problemeve me shëndetin, të lëna pas tanimë.


Shtuar 12.06.2021 15:19