Konkurrentja e Ferma Vip, Gloria Meshi përflitet në media se është e dashura e djalit të madh të Valbona Selimllarit.
Modelja shpeshherë ka folur për partnerin e saj, duke i shprehur edhe dashurinë nga ekrani.
Ndërkohë që ditën e djeshme duke iu drejtuar kamerave ajo tha: “Deni, i love you baby”.
Mesa duket marrëdhënia e tyre tashmë është bërë familjare, pasi Valbona dhe fëmijët e saj ndiqen me Glorian në rrjetet sociale dhe herë pas here shkëmbejnë komente e pëlqime mes tyre.