Ditën e sotme, Prokuroria e posaçme, u ka komunikuar akuzat ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës të përfshirë në dosjen “5D”.
Raportohet se Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, janë marrë të pandehur për shkak të respektimit të afateve për mosparashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë.
Pavarësisht se i ka marrë në hetim për këtë vepër, SPAK është duke vijuar hetimet për aferën “5D”.
Ligji thotë nëse brenda afatit 5-vjeçar nuk iu komunikon akuzën, ajo parashkruhet. Ndaj, në këto kushte, SPAK ka vendosur që t’i komunikojë disa nga akuzat në mënyrë të tillë, që mos të parashtrohet vepra penale dhe të vijojë hetimet për aferën “5D”.