Ralf Gjoni, ish-deputeti i LSI-së dhe ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, ditën e sotme është paraqitur në SPAK. Pas më shumë se tre orësh ai ka dalë nga ambientet e Prokurorisë dhe ka dhënë një deklaratë për mediet.
Ai tha se nuk është person në hetim dhe se është pyetur në lidhje me funksionet shtetërore që ka mbajtur gjatë jetës së tij.
Ralf Gjoni: Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.
Por, burime për mediet bëjnë me dije se Gjoni është pyetur për aferën CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA. Çifti Meta-Kryemadhi po hetohen në lidhje me pasurinë e tyre. Ralf Gjoni ka dhënë shpjegime përpara agjentëve të BKH-së dhe të prokurorëve të SPAK. E para që u pyet për pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi ishte Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit./albeu.com