Mikel Arteta thuhet se do të emërojë ish-mbrojtësin e Man United, Gabriel Heinze, si ndihmësin e tij të ri në Arsenal.
Me Alfie Stuivenberg që pritet të largohet për t’u bërë vetë një menaxher, Heinze po kërkohet të marrë rolin e tij në Emirates.
Dhe kjo ndoshta shpjegon pse trajneri i Arsenalit u pa me Gabriel Heinze së fundmi në një lojë për të rinjtë në Spanjë.
Që nga përfundimi i karrierës së tij si lojtar, 45-vjeçari Heinze ka drejtuar tashmë pesë klube të ndryshme.
Ish-mbrojtësi ishte së fundmi në krye të Newell’s Old Boys për 50 ndeshje.
Ai karrierën si trajner e nisi te Godoy Cruz, para se të vazhdonte edhe te Argentinos Jr, Velez Sarsfield dhe Atlanta United në MLS para se të kthehet te Newell’s Old Boys ku qëndroi deri në fund të vitit 2023. /Telegrafi/