Jeni nervozë, keni shpërthime emocionale dhe qani më shumë se zakonisht? Mërkuri në prapavijë mund të jetë fajtori

Mërkuri është në prapavijë që prej një prillit dhe do të kthehet në gjendjen normale më 25 prill. Gjatë kësaj kohe, mund ta kapësh veten duke qarë për një ish-partner/e, duke i dhënë fund lidhjes aktuale dhe duke u tejmbushur me emocione të shumta, të cilat i zbraz vetëm përmes lotëve.

Duhet ta dish se prapavija e Mërkurit nuk limitohet vetëm me dëshirën tënde për t’i shkruar ish-it, por edhe me reflektimet e brendshme që ti ke, pasi ndikon (në aspektin astrologjik) në shëndetin tënd mendor, në trup, energji dhe humor.

Prapavija e Mërkurit mund të të bëjë më nervoz/e se zakonisht, si dhe të të japë ndjesi ankthi, dëshirë për të pushuar dhe nevojë për t’u shkëputur nga realiteti. Sipas Helen Frost, astrologe, për disa javë do të përballesh me ulje-ngritje emocionale dhe situata serioze, të cilat do të të sfidojnë.

Një ndjenjë letargjie që mund të kesh përjetuar gjatë dimrit do të zëvendësohet me shumë të qara dhe shpërthimet emocionale. Ç’të bësh gjatë kësaj periudhe? Ta kanalizosh energjinë tënde në gjërat që të pëlqejnë dhe të vijosh me rutinën tënde, derisa të mbarojë kjo periudhë e paqartë.

Që ta dish, Mërkuri mund të ndikojë edhe në lëkurën tënde, pasi stresi që mund të përjetosh do të ndikojë edhe në krijimin e akneve. Fytyra jote mund të duket pa jetë, mund të kesh rrathë poshtë syve dhe shqetësime të tjera të ngjashme. Ti vazhdo të bësh tënden, që do të thotë: Mos hiq dorë nga rutina e kujdesit të lëkurës.

Gjatë këtij muaji, reflketo, por me masë dhe foli vetes me butësi dhe dashuri.


Shtuar 11.04.2024 22:51