Manastirliu: I jemi afruar objektivit, kemi kryer mbi 800 mijë vaksinime

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shifrat e të vaksinuarve kundër Covid-19.

Ministrja shkruan se, janë kryer gjithësej 823,053 vaksinime dhe se për shumë pak do të arrihet objektivi 1 milion deri në fund të qershorit.

“Mbi 40,000 arsimtarë janë vaksinuar, nga të cilët 11 mijë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.

Me 823,053 vaksinime të kryera deri tani në të gjithë vendin, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 10.06.2021 21:31