Shpallja “non grata” e Berishës, Agron Shehaj: Vendim politik

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në Opinion është përballur me gazetarët të cilët i kanë kërkuar një përgjigje lidhur me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai është shprehur se nuk ka dëshirë të komentojë vendimin e DASH e cila sipas tij është thjesht një deklaratë politike dhe nuk ka fakte lidhur me këtë çështje.

Gazetarët kanë këmbëngulur në një përgjigje, por Shehaj është shprehur qetësisht se nuk nuk ka një koment pasi akoma nuk ka fakte konkrete.

“Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit.Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje”-është shprehur ai./albeu.com/

Shtuar 10.06.2021 09:06