Babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së tatimeve në Vlorë, ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, ku makinës së vajzës së tij iu vu flaka.
Muhamet Çota, ka treguar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.
“Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që diskush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, hodhi benzinën e vuri flakën. Mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit”,– shprehet Çota.
I pyetur për shkakun pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, i ati i drejtoreshës shprehet se mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.