Përplasi për vdekje kalimtarin në Vorë, vihet në pranga 33-vjeçari

Uniformat blu në Tiranë, njoftojne se kane arrestuar një 33-vjeçar, pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të ditës së sotme, në hyrje të qytezës pranë kryeqytetit.

“Arrestohet F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak)”, njofton policia.


Shtuar 5.04.2024 12:48