Faqja zyrtare e Trabzonsporit shanë publikisht federatën pas shkak të dënimit të ashpër

Federata e Futbollit të Turqisë ka dënuar ashpër sot (e mërkurë) Trabzonsporin për incidentin në ndeshjen kundër Fenerbahces, kur lojtarët e klubit nga Stambolli u sulmuan nga tifozët vendas.

Federata turke vendosi që Trabzoni të gjobitet me 90 mijë euro dhe të dënohet me gjashtë ndeshje nga praninë e tifozëve në ndeshjet në shtëpi.

Ky dënim u prit me një reagim të paparë nga klubi turk.

Përkatësisht, Trabzonspori ka bërë një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare në Twitter dhe ka dërguar një mesazh me fjalë fyese karshi federatës.

“Q**sh* drejtësinë tuaj. Tërhiquani nga pozicionet tuaja, jepni dorëheqje”, thuhet në njoftimin e Trabzonit.

Gjithashtu janë pezulluar nga një ndeshje futbollistët Jayden Oosterëolde dhe Irfan Can Egribayat, si dhe ndihmës trajneri i Trabzonit, Egemen Korkmaz.

Kujtojmë se trazirat në stadiumin e Trabzonit kanë ndodhur para pushimit të kombëtareve, kur Fenerbahçe fitoi 3-2.

Pas ndeshjes, tifozët vrapuan në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafirë dhe më keq e pësoi portieri Dominik Livakovic, i cili u godit me grusht në kokë. /Telegrafi/


Shtuar 3.04.2024 16:03