Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sekretarin Blinken, i cili uroi Shqipërinë për 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ‘ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë’.
Rama thotë se Shqipëria është e nderuar që të qëndrojë krah për krah me aleatët, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa ‘vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim.’
Reagimi i Edi Rames:
Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO-s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratike në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpunimi të frytshëm brenda familjes së NATO-s. Faleminderit për aleancën, miqësinë dhe partneritetin Shqipëri – SHBA
Thank you Secretary Blinken.
This 15th anniversary of Albania's accession to NATO is not only a celebration of our past achievements but also a reaffirmation of our unwavering commitment to the principles and values that underpin our Alliance. Over the past 15 years, Albania has…— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2024