Një lajm i trishtë vjen nga Lipjani i Kosovës, ku profesori i gjimnazit “Ulpiana” , Blerim Krasniqi, është ndarë nga jeta papritur në moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.
“Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional.
Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në telegram.
Ndryshe, varrimi i të ndjerit bëhet do të bëhet sot pas faljes së namazit të Ikindisë në fshatin Smallushë të Lipjanit.