Roza Lati flet mes lotësh për qenin që i ka ngordhur: Pika ime e dobët, e kam groposur me duart e mia

Roza Lati është përfshirë së fundmi në një debat të ashpër me Meriton Mjekiqin.

Teksa po darkonin së bashku, ajo u shpreh e revoltuar dhe me plot mllef ndaj prezantuesit kosovar.

Meritoni i tha se ia ka përmendur djalin, në një diskutim që kishin pasur më parë.

“Ma ke përmendur djalin”, iu drejtua ai.

E më pas, moderatorja me nervoz u shpreh: “Po pasi më ke përmendur pikën time të dobët që e kam varrosur, groposur më 15 tetor me duart e mia dhe më ke shpif. Normal që të kam pyetur a e takon çunin tënd. Në rregull”.

E njëjta tutje shtoi: “A ke të pasme të më prekësh te pika ime e dobët?”.

Roza ka qenë duke folur për qenin e saj, Sashën, i cili ngordhi më 15 tetor të vitit të kaluar, që për të ishte shumë i rëndësishëm.

 


Shtuar 21.03.2024 13:59