Kombëtarja tremb kundërshtarët me Sylvinhon, 1 vit pa humbje dhe vetëm 3 gola të pësuar

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy teste miqësore në muajin mars. Të parën kundër Kilit në Parma, Itali dhe të dytën ndaj Suedisë në Stockholm, Suedi.

Kuqezinjtë janë me moralin lart, pas kualifikimit të arritur nëntorin e kaluar në Euro 2024.

Kombëtarja ka thuajse 1 vit pa humbje. Më 27 mars, djemtë e drejtuar nga Sylvinho pësonin humbje minimale 1 me 0 në Poloni, ndeshja që hapi fushatën e kualifikueseve të Europianit.

Prej atëherë, situata ndryshoi. Në 8 takime të luajtuara, 5 janë fituar dhe 3 kanë përfunduar barazim. 1 prej ndeshjeve të fituara ishte miqësorja me Bullgarinë.

Gjatë takimeve të luajtura janë shënuar 14 gola dhe janë pësuar vetëm 3 gola.

Jo vetëm Kili dhe Suedia, por dhe përfaqësuese të tjera me emër do e kishin frikë Shqipërinë aktualisht.

Dhe pse vetëm teste miqësore, lojtarët shqiptarë pritet të tregojnë veten sërish para trajnerit Sylvinho.

Ndeshjet që nga humbja me Poloninë (1-0):

Shqipëri 2-0 Moldavi

Ishujt Faroe 1-3 Shqipëri

Republika Çeke 1-1 Shqipëri

Shqipëria 2-0 Poloni

Shqipëri 3-0 Republika Çeke

Shqipëri 2-0 Bullgari

Moldavi 1-1 Shqipëri

Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe


Shtuar 20.03.2024 23:01