U kap në “shtëpi bari” në Britani, 24-vjeçari shqiptar: Nuk erdha për të punuar në botën e krimit, më detyruan rrethanat

Një tjetër shqiptar është arrestuar në Britani për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Ardi Pula. Gjatë kësaj jave 24-vjeçari doli përpara gjykatës për të dëshmuar për 8.5 kilogramë drogë që policia i gjeti në banesë.

Vlerësohet se kanabisi kishte vlerën prej 85 mijë paund. Hetimet kanë treguar se i riu shqiptar kishte dërguar më shumë se 6000 £ në Shqipëri.

Në gjyq, avokati tha se si shumë shqiptarë, Pula kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me shpresën për të gjetur punë legjitime dhe nuk kishte ndërmend të kthehej në rrugën e krimit.

Por ai tha se Pula “ra në vështirësi ekonomike” dhe “u rekrutua” për të qëndruar në pronë dhe për t’u kujdesur për bimët ilegale


Shtuar 20.03.2024 21:33