Horoskopi 20 Mars 2024

Dashi

Ky është një moment i rëndësishëm për të mbyllur disa çështje të së kaluarës dhe për të nisur të mendoni në mënyrë aktive për të ardhmen tuaj profesionale. Mundohuni të jeni të përqendruar lidhur me propozimet e marra së fundmi dhe mendohuni mirë para se të bëni një zgjedhje. Në mbrëmje parashikohet një zgjim i fuqishëm ndjenjash.

Demi

Mundohuni të keni simpati edhe me armikun, sidomos nëse e keni domosdoshmëri bashkëpunimin me të. Në dashuri ky është një moment shumë i mirë për të harruar zhgënjimet e së kaluarës dhe për të gjetur shpirtin binjak.

Binjakët

Hijeshia juaj do të jetë maksimale dhe kjo gjë do ju lejojë që të bëni për vete persona të rinj, jo vetëm në fushën sentimentale, por edhe në atë profesionale. Mos u druani të riktheheni në lojë. Jini më të gatshëm dhe të lirshëm.

Gaforrja

Do të jeni shumë të shqetësuar edhe për gjëra jo shumë urgjente dhe të komplikuara. Ankthi së fundmi ju ka bërë shumë nervoz, ndaj kini kujdes në raportet ndërpersonale. Dëgjoni më shumë këshillat e personave që ju rrethojnë.

Luani

Kursejeni disi mendjemadhësinë, pasi nuk është kjo mënyra për të treguar besim në veten tuaj. Sjellja juaj do ju lejojë që të ecni në punë, por mundohuni që të mos i vini nën presion kolegët.

Virgjëresha

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme për të mbyllur me sukses një bashkëpunim mjaft stimulues. Edhe në dashuri do të ketë zhvillime të mëdha. Tregohuni të gatshëm të përballeni me ndryshime të shumta.

Peshorja

Mundohuni të silleni me më shumë diplomaci, sidomos nëse keni të bëni me kolegë shumë të ndjeshëm. Nga pikëpamja sentimentale, kjo javë do të jetë shumë intensive dhe e mbushur me takime.

Akrepi

Mundohuni që të mos e cenoni shëndetin tuaj, për shkak të sforcimeve të tepërta në vendin e punës. Në këtë moment do të jeni të dërrmuar dhe do të keni shumë nevojë për pushim. Gjatë kësaj dite mundohuni të shmangni konfliktet në dashuri.

Shigjetari

Këshillohet që të jeni më pak krenarë gjatë kësaj të mërkure dhe sidomos, bëni mirë të përuleni dhe të pranoni gabimet që keni bërë së fundmi. Në punë, do të ketë ngadalësi të ndjeshme.

Bricjapi

Në dashuri kjo është periudha më e favorshme për të zyrtarizuar një lidhje. Gjithsesi duhet të jeni të përgatitur për t’u përballur me disa pengesa të vogla në vendin tuaj të punës, sidomos sa u takon parave.

Ujori

Kjo ditë do ju favorizojë maksimalisht në çdo drejtim, por do ju duhet të bëni ndonjë sakrificë më shumë. Ky është momenti për t’u rikthyer në lojë dhe për të riparë disa bashkëpunime interesante. Në dashuri parashikohet një takim i rëndësishëm.

Peshqit

Nëse nuk ndiheni plotësisht të kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani, do të gjeni gjithsesi mënyrën për të riparë projektet tuaja. Shmangni lodhjet e tepërta dhe veproni me maturi.


Shtuar 20.03.2024 07:36