Ndërsa në Rusi po mbahen zgjedhjet presidencale, të shoqëruara me protesta dhe arrestime, nuk ka munguar edhe një reagim nga presidenti ukrainas,Volodymir Zelensky.
“Putin i sëmurë nga pushteti”, kështu është shprehur presidenti ukrainas, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet në Rusi nuk janë legjitime.
Ai gjithashtu shton se Putin duhet të jetë në gjyq në Hagë.
“Nuk ka legjitimitet dhe nuk mund të ketë në këto zgjedhje. Putin është i sëmurë nga pushteti. Por ky person duhet të jetë në gjyq në Hagë dhe ne do të sigurohemi për këtë”, ka thënë mes të tjerash Zelensky.
Votimi tani është mbyllur në të gjithë Rusinë, por rusët që jetojnë jashtë vendit do të vazhdojnë të votojnë në ambasadat e vendit të tyre deri në orën 20:00 me orën lokale. BBC shkruan se sondazhet paraprake po i japin Vladimir Putin një fitore dërrmuese të parashikueshme.