Makinat e bëra “copë” pas përplasjes, pamje nga aksidenti me katër viktima dhe disa të plagosur në Tepelenë (FOTO)

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas.

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.

Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 17.03.2024 20:35