Berisha: Nuk ishte opozita ajo që kërkonte bllokimin, ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën e komisioneve.

Në fjalimin e tij të ditës Berisha u shpreh se: Ishte Edi Rama ai që i mohoi opozitës të drejtën e komisioneve. Ne nuk jemi nuk do të jemi partia e bojkotit, ne jemi partia e alternativës

Berisha: Të dashur miq!
Ai që ai e quajti çmenduri ishte beteja më epike për mbrojtjen e kushtetutës, parlamentit dhe pluralizmit parlamentar.
Nuk ishte opozita ajo që kërkonte bllokimin, ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën e komisioneve.
Ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën ligjvënëse.
Ishte Edi Rama ai që u mohoi të drejtën e opozitës për të pasur në krye njerëzit që donin në parlament.
Të dashur miq!
Ju dhe unë keni dëgjuar komente të shumta, por ju garantoj se komenti dhe interpretimi i vetëm është ky: Opozita nuk bojkotoi parlamentin dhe gjatë këtyre muajve i kam thënë vetes me dhjetëra herë që ai nen i statutit që nuk lejon PD-në të bojkotojë siç bëri në vitet e kaluara, ai është neni i artë i statutit të kësaj partie.
Deputetët, përfaqësuesit tuaj nuk ndoqën rrugën e vjetër, por çelën një rrugë të re fitimtare.
Qëndruan me stoicizëm, me mosbindje civile, e shndërruan çështjen tuaj të drejtë në çështje ndërkombëtarë dhe parlamenti do të filloi normalisht punën e tij.
Ky ka qenë qëllimi ynë madhor, ku do të jetë qëllimi unë, ne nuk jemi nuk do të jemi partia e bojkotit, ne jemi partia e alternativës.


Shtuar 17.03.2024 20:24