Këngëtarja e shquar shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka njoftuar se fansat do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikën e saj më të re shumë shpejt.
Albumi i saj i tretë, me titullin “Radical Optimism”, pritet të dalë në treg më 3 maj të këtij viti.
28-vjeçarja ka zbuluar lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka ndarë gjithashtu edhe disa nga fotografitë që do të përbëjnë kopertinën e albumit. Në imazhet e shpërndara, Dua shfaqet në një ambient bregdetar, me bikini, teksa noton në ujërat e hapura.
Kjo skenë idilike, që bën aludim për liri dhe aventurë, jep tonin e albumit të ri dhe tregon një pjesë të atmosferës që dëshiron të sjellë me muzikën e saj të re.
Fotografitë e publikuara prej saj në Instagram tregojnë një Dua Lipa që duket sikur është zhytur në thellësitë e detit, duke e bërë të duket si një sirenë e vërtetë.
Në të vërtetë, ndjekësit e kanë lidhur këtë pamje me rolin e saj në filmin “Barbie”, ku pati gjithsej rreth 30 sekonda në film, dhe luajtir rolin e sirenës Barbie.
“Radical Optimism” vjen si pasues i albumeve të mëparshme të suksesshëm të Lipës, “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”, të cilat i kanë siguruar vendin e saj në skenën muzikore botërore.
Zhanri dhe stili i ri që pritet të sjellë me këtë projekt mbetet ende objekt kurioziteti dhe pritjeje nga fansat dhe kritikët e muzikës.
Prekja artistike dhe personale që Dua ka dhënë në çdo projekt të saj deri më tani na bën të besojmë se “Radical Optimism” do të jetë një tjetër kapitull i suksesshëm në karrierën e saj si këngëtare
Me një titull kaq intrigues dhe me fotografitë që parashikojnë një lloj magjie dhe trillimi, fansat e Duas janë duke numëruar ditët deri në publikimin e albumeve të reja.