PD çon Eko-Parkun në SPAK, Bozdo rendit faktet e korrupsionit: Me urdhër të Ramës u dhanë 19 mln dollarë tender pa garë. Asgjë nuk është ndërtuar

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, ka paraqitur sot para mediave bashkë me drejtues të tjerë të PD, faktet që e bëjnë korruptiv, projektin e EKO-Parkut në Durrës dhe që e nxitën PD-në të dërgonte sot kallëzim në SPAK.

Eno Bozdo përmes një grafike ka paraqitur në mënyrë të thjeshtuar etapat ku ka kaluar procedura.

“Duke filluar që nga deklarata e Edi Ramës për një projekt privat në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës, deri në mbylljen e plotë të ciklit, kur paratë e kontraktuara nga qeveria shqiptare në vlerën e plotë, 19 milionë euro bashkë me TVSH-në shkojnë me negociim pa shpallje paraprake, por në mënyrë të drejtpërdrejt tek kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit”, thotë Bozdo ndër të tjera.

Deklarata e Bozdos

Për kujtesë Kryeministri deklaronte në një emision televiziv më 31 maj 2019 që “Në tmerrin e Durrësit do të bëjmë një park fantastik dhe do ta bëjmë me privatin”.

Për herë të parë Edi Rama deklaron qëllimin e tij dhe të qeverisë së tij që në fushën e depozitimit të mbetjeve, që vërtetë ishte problematike, do të bënte një park publik me anë të ndihmës së privatit. Pasi merret porosia nga Kryeministri AKUM-i në datë 15 tetor 2019 shpall tenderin për mbylljne e venddepozitimit ekzistues të Eko Parkut Durrës.

Fondi është 19 milionë dollarë, data e zhvillimit të tenderit 19 nëntor 2019.

1 muaj për zhvillimin e tenderit me fond limit 19 milionë dollarë.

Në datën 7 dhjetor 2019 procedura anulohet.

Arsyeja është një shkresë e ministrit të Financës, në atë kohë zonja Anila Denaj që mban datën 2 dhjetor mbi prioritetin e pagesave në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore. Në të vërtetë kishte ndodhur tërmeti i datës 26 nëntor dhe deri këtu jemi në normalitet. Pritej nga qeveria shqiptare që të anuloheshin të gjitha procedurat që nuk ishin urgjente në mënyrë që fondet të kurseheshin dhe të drejtoheshin për t’i dhënë ndihmën të gjithë popullatës që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në datën 16 dhjetor 2019 Edi Rama si kryeministër por edhe si drejtues i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile merr vendimin për zhvillimin e tenderit për jetësimin e Porto Romanos me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar. Që këtu lind dyshimi i parë./ përse duhej të ishte emergjente një gjë e tillë. Për ç’arsye u anulua gara dhe për ç’arsye këto para në vend që të shkonin për të ndihmuar familjet shkojnë në fushën e depozitimin e cila ishte emergjencë natyrore por në kushtet e krijuara të tërmetit mund të priste.

Në datën 21 dhjetor 2019, dy kompani private deri atëherë nuk kishin dalë në skenë. Viktoria Invest dhe Demare SRL, lidhin një kontratë mes njëra-tjetrës për t’iu afruar këtij projekti, pra për të paraqitur dokumentat për këtë projekt pasi Edi Rama e kishte shpallur në Komitetin e Emergjencave Civile.

27 dhjetor 2019 lidhet kontrata e AKUM me Demare Victoria Invest me fond të plotë 19 milionë dollarë. Kjo bëhet pasi vetë Edi Rama kishte kërkuar që procedura të bëhej pa shpallje paraprake, me negociim. Kjo do të thotë që autoriteti kontraktor AKUM të zgjedhë ai vetë kush do të jetë kompania pa njoftuar kërkënd dhe pa i dhënë llogari askujt.

Pesë muaj më vonë në 14 maj 2020 nuk kishte filluar asnjë lloj punimi civil në vendepozitimin e mbetjeve në Durrës. Demare Victoria Invest i cili kishte fituar kontratën në vlerën e plotë lidh një kontratë nënkotraktimi me kompaninë ArdCom Shpk në pronësi të Denis Ymerit për të kryer të gjitha punimet e Eko-Parkut me shumën 6.5 milionë dollarë. 2.5 milionë dollarë të avulluara vetëm me këtë transaksion.

Kush është Denis Ymeri. Denis Ymeri i punësuar si shofer në Inceneratorin e Tiranës. Ishte shofer personal i Mirel Mërtirit.

Asgjë nuk u investua më pas.


Shtuar 15.03.2024 14:00