“Një grua e kalbur, idiote”/ Egla dhe Ledjona nisin ditën me ofendime

Sot në shtëpinë e “Big Brother Vip” dita ka nisur me debate të forta që kanë degraduar sërish në ofendime dhe etiketime të rënda. Egla dhe Ledjona janë përplasur me tone të larta duke ofenduar njëra-tjetrën me etiketime të tilla si: Idiote, rrugaçe, kalbësirë!

Ajo që kemi vënë re të ndodhë në këtë edicion të “BBV” është se banorët degradojnë në fjalor të papërshtatshëm edhe për situata normale dhe gjëra të vogla të cilat fare lehtë mund të zgjidhen përmes komunikimit. Produksioni vazhdon të bëjë paralajmërime me zarf të zi, por nuk ka ende asnjë reflektim prej tyre.

Për vëmendje, lojë, apo aktrim siç i kemi dëgjuar shpesh ta cilësojnë njëri-tjetrin, ky nuk është shembulli që duhet t’i serviret publiku.

Video më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 15.03.2024 13:53

Tags: , ,