Debati mes Julit dhe çiftit Romeo-Heidi, reagon Ori: Romeo është i ndjeshëm, i merr gjërat personale

Me fillimin e puntatës së sotme të “BBV3”, Diskutimi i parë ka qënë debati mes Julit dhe Romeos. Ndërkohë që një qendrim për këtë situatë kanë mbajtur dhe opinonistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Sa i përketë Arbërit ai është shprehur se Juli ka qenë koherent në mendimin e tij, se Heidi është më e fort, ndërkohë që e ka konsideruar normale që lidhja mes çiftit të komentohet.

Teksa sipas tij vendimin final e jep publiku dhe ai e gjykon secilin banorë.

“Kemi patur raste që lidhjet janë prishur dhe kemi patur raste që dashuria ka mbijetuar.

Në këtë rast për mua Juli është koherent sepse e ka thënë dhe më herët që Heidi është lojtare e fortë.

Unë mendoj që është normale që Juli brenda shtëpisë të shpreh mendimin e tij në raport me një marrëdhënie brenda shtëpise. Siç komentohet brenda komentohet dhe jashtë. E ka komentuar apo përdodur nga Juli kjo është një gjë shumë e ulët por kjo është diçka që e vendos publiku. Më vjen keq që gjërat nuk i them dot siç duan banorët por do i them siç i mendoj unë.”- tha Arbëri.

Ndërkohë që nga ana e saj edhe Ori ka dhënë mendimin e saj duke e vlerësuar se kjo situatë mes çiftit Romeo- Heidi është përdorur nga banorët e tij. Sipas Orit Romeo nuk është duke luajtur.

“Romeo nuk po luan brenda shtëpisë, ai është i ndjeshëm, sensual i merr gjërat personale. Nuk po them që Juli vë gishtin në plagë sepse ai është në rregull me lojën e tij. Nëse kjo është linja qe Romeo ka zgjedhur duhet të jetë më konsistent.

Në këtë mënyrë Romeo ekspozon dobësitë e tij. Juli dhe banorët e tjerë po e godasin Romeon në mënyrë që mua nuk më pëlqen. Heidi dhe Romeo të dy bashkë janë më të fortë se i shtojnë vlera njëri-tjetrit jo sepse Romeo është më i dobët.”- shton Ori.


Shtuar 12.03.2024 22:35